Kolegji AAB dhe Universiteti “Near East” nga Qipro, organizojnë “Konferencën e 7-të botërore për Inovacion dhe Shkencë Kompjuterike” dhe“Konferencën e 7-të botërore për Hulumtim, Teknologji dhe Edukim”.
Kjo është ftesa e Kolegjit AAB për pjesëmarrje në këtë konferencë:
Kemi kënaqësinë t’ Ju ftojmë në hapjen solemne të Konferencës së 7-të botërore për Inovacion dhe Shkencë Kompjuterike dhe Konferencës së 7-të botërore për Hulumtim, Teknologji dhe Edukim, organizuar nga Kolegji AAB, Fakulteti i Shkencës Kompjuterike, në bashkëpunim me Universitetin “Near East” nga Qiproja.
Hapja solemne e punimeve të konferencave, do të bëhet të enjten, më 20 prill 2017, në orën 10.00, në Tetarin AAB “Faruk Begolli”, objekti V, Kolegji AAB, në Prishtinë.
Pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këto konferenca do të jenë mbi 100 studiues nga shumë vende të rajonit, Evropës e më gjerë.
Për më shumë informacione rreth programit të konferencave, klikoni linqet zyrtare në:
http://www.insode.org/ dhe http://www.globalcenter.info/wcetr/?page_id=8