Aktuale

Kokaina e kapur në Shqipëri, dyshohet se edhe grupe nga Kosova kanë porositur ngarkesa

An anti narcotics policeman stands guard next to 204 kilograms of seized freebase cocaine in Warnes, Santa Cruz, Bolivia on December 12, 2011. The 204 packages of one kilogram of freebase cocaine were seized Monday marked with a swastika. AFP PHOTO/ STR

Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Udhëtimet e shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme ka çuar në dyshimet e grupit hetimor se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se “janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës”.
Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportonte kontejnerin me banane ku ishte fshehur kokaina, Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia.