Aktuale

KOK prezanton sportistët që shkojnë në Festivalin Olimpik Evropian

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar 14 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, i cili do të mbahet në Gyor të Hungarisë.

Presidenti i KOK, Besim Hasani ka kërkuar përkrahje sa më të madhe për këta sportistë sepse ata kanë dhënë dëshmi se janë segment i rëndësishëm për ngritjen e imazhit të Kosovës.

Hasani tha se Kosova në këtë festival merr pjesë për herë të dytë.

Ai më tej tha se sportistët kanë kryer përgatitjet paraprake dhe së bashku me ekipin do të udhëtojnë nesër për në Gyor ku do të qëndrojnë 10 ditë.

Festivali Olimpik Evropian për të rinj fillon më 23 korrik dhe do të mbaroj më 27 korrik. Kosova do të përfaqësohet nga sportistët në katër sporte: tenis, notim, vrapim dhe xhudo.

Gjatë kësaj konference, Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress me qëllim të përkrahjes së KOK-ut.

Presidentit i KOK, Besim Hasani tha se ndihet krenar që KOK ka nënshkruar marrëveshje me KosovaPress-in dhe se beson që bashkëpunimi i tyre pret të jetë afatgjatë.

Ndërsa, drejtoresha e përgjithshme e KosovaPress-it, Suzana Hashani duke uruar që të sjellin medalja të arta dhe fitore nga lojërat olimpike, tha se misioni i tyre është i përbashkët për të arritur lartësitë./KP/