Bashkimi Evropian ka deklaruar se koha e daljes së Britanisë na blloku është në duart e Londrës, pasi vendimi i Gjykatës mund të vonojë procesin.
Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të njoftojë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker se ajo do t’i qëndrojë afatit për procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja, transmeton koalb.com.
“”Presidenti (Juncker) në mënyrë eksplicite theksoi se ai e respekton rendin ligjor dhe rendin kushtetues të Britanisë së Madhe,” tha zëdhënësja e komisionit Mina Andreeva.
“”Dhe kjo është tashmë një çështje e Britanisë. Koha është në duart e autoriteteve britanike,” shtoi ajo.
Megjithatë, Theresa May ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, bisedimet për Brexit do të fillojnë në mars të vitit 2017.