Aktuale

Koha e pritjes këtë paradite nëpër pikat kufitare

Të dhënët e fundit të prezantuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se janë zvogëluar pritjet në pikat kufitare në Merdare dhe Dheun e Bardhë.

Mërgimtarëve kosovarë që janë rrugës për vendlindje sot u duhet të presin vetëm 5 deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare.

Ndërkaq, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja është edhe më e vogël, pasi nga 3 deri në pesë minuta duhet të presin në këtë pikëkalim kufitar.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e njëjta situatë është edhe në Multivodë dhe Jarinje.