Aktuale

Kodi i ri Penal, Tahiri thotë se s’do të falet askush

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka prezantuar Kodin e Ri Penal. Sipas ministrit Tahiri, ky kod është në përputhje me standardet e BE-së si dhe në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Ky kod penal është produkt në harmoni të plotë me standarde të Bashkimit Evropian. Këto ndryshime dhe kjo qasje do të ofrohet ekskluzivisht në parime kushtetuese”.Sipas kreut të MD-së, Kodi i Ri Penal nuk do të lejojë hapësirë për mosdënim të atyre që kryejnë vepra, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas Tahirit, ky kod do t’i rrisë afatet për parashkrimin e lëndëve si dhe për suspendimin e një zyrtari publik për 10 vite nëse kryen një vepër penale.“Në veprat që hyjnë në rrafshin e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë rishikuar 19 nene.

Po ashtu janë rritur afatet e parashkrimit për këto vepra. Kjo u jep gjykatave më shumë kohë për me i përfundu rastet që kanë të bëjnë me krim të organizuar dhe korrupsion.Ne kemi hartuar një koncept-dokument. Rrjedhimisht janë propozuar amandamente të reja që ia ndalojnë një zyrtari publik ta ushtrojë profesionin për 10 vjet nëse dënohet për një vepër penale.

Ky draft paraqet draftin e konsoliduar dhe progresiv që nga njëra anë adreson probleme konkrete dhe nga ana tjetër shënon një progres të lartë.Unë jam i bindur që me këtë propozim të ri nuk do t’iu lëmë mundësi gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos jenë të mëshirshëm ndaj atyre që e keqpërdorin po paraqesim një mendësi të re një politikë të re.

Nesër do të jetë në mbledhjen e qeverisë së Kosovës “, tha Tahiri.Kodi i Ri Penal do të prezantohet nesër në Qeveri për t’u proceduar më pastaj në Kuvend, raporton EO.