Ideatori i Platformës të Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj ka drejtuar kritika ndaj disa opinioneve që kundërshtonin zgjidhjen e futbollistit Milot Rashica që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës,shkruan Gazeta Express
“Për të gjithë ata që anatemuan Milot Rashicen Mos u merrni me Milotin. Mos e shani. Mos e fyeni. Ai nuk ka faj.” thekson Danaj
Ai më tej për këtë situatë akuzon presidentat dhe kryeministrat të Shqipërisë e Kosovës
“Doni fajtoret? Po jua them une. Fajtorët janë Presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Bujar Nishani. Kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa. Doni më shumë…” tha Danaj për kritikët duke theksuar se sportistët duhen lënë rehat dhe të mos kritikohen nga konteksti nacionalist.
Koço Danaj në shkrim pretendon se këtë përçarje kombëtare e nxiten dhe e mbajnë gjallë politikanët më të lartë të Prishtines dhe Tiranës. Ai u bën thirrje edhe njëherë kritikëve të mos merren me njerëzit e thjeshtë kur nuk kanë burrëri të merren me ata që i drejtojnë.