Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka folur pas dështimit të takimit të sotëm ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Express.
Në një reagim në llogarinë e saj në Twitter, thuhet se takimi tjetër do të caktohet përafërsisht në fund të muajit shtator.
“ Besojmë në angazhimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të vendoset në fund të këtij muaji”, thuhet në reagimin e lëshuar Kocijancic, trasnmeton Gazeta Express.
Ndryshe sot në Bruksel, të dy liderët, Thaçi dhe Vuçiq, kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Vuçiq ka anuluar takimin e tij me Thaçin, dhe është nisur për në Beograd. Ky anulim i vizitës duket se ka ardhur si pasojë e vendimit të autoriteteve kosovare që Vucicit t’i ndalohet vizita në Liqenin e Ujmanit./Gazeta Express/