Arianit Koci, avokati i mbrojtës i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook i është përgjigjur akuzave të presidentit serb Tomislav Nikoliq, se “e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë”.
Postimi i plotë i Kocit:
Me dhunë verbale dhe me kërcënim direkt, Tomislav Nikoliç po akuzon se “z. Haradinaj po na kërcënon në sytë e botës”.
Kjo nuk është e vërtetë.
Haradinaj, dhe asnjë kosovar, kurrë nuk e kanë kërcënuar Serbinë.
E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë.
Si popull trim, bujar dhe dinjitoz, gjithmonë i kemi kultivuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.