Avokati, Arianit Koci është deklaruar lidhur me çështjen e demarkacioni si dhe personalitetin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Koci ka shkruar në Facebook, duke thënë se Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojë.Ky është postimi i plotë:
Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojëPrej Ramush Haradinaj presim vendime që janë jo të lehta, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike.
Në fakt, Ramushi ka kapacitet prej lideri të vërtetë që demarkacioni ta shtyej
përpara, pa e dëmtuar Kosovën. Rrjedhimisht, edhe çështja e liberalizimit të vizave do të kaloj në fazën finale.
Natyrisht, kemi fatin që kryeministri malazias, Dushko Markoviq, një prej politikanëve më të ndershëm të Ballkanit, së bashku me z. Gjukanoviq, po tregojnë vullnet që në frymen e fqinjësisë të mirë, ta zgjedhin demarkacionin.Prandaj, po, demarkacioni kalon!