Avokati, Arianit Koci me anë të një postimi në facebook ka kërkuar nga institucionet që të ndalojnë shkeljen e ligjit, që sipas tij po bëhet në “Beer Fest”.
Ai ka shkruar se në këtë organizim po u shiten pije alkoolike personave nën moshën 18 vjeçare, transmeton lajmi.net
“ Në “Beer and Wine festival, masovikisht po ju shitën pijet alkoholike, personave në moshën 18 vjeçare. I bejë ftesë publike organeve kompetente, që ta ndalojnë këtë shkelje flagrante të ligjit”, ka shkruar Koci në facebook.
Ndryshe, sot është nata e fundit e “Beer and Wine festival”, që ka filluar nga e premta. /Lajmi.net/