I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë festuar fitoren nga rezultati preliminar që ka dalë nga zgjedhjet e parakohshme.
Haradinaj duke uruar simpatizantët e mbledhur në shesh tha se Kosova sot ia ka dhënë fitoren koalicionit PDK-AAK-Nisma, andaj sonte janë këtu në këtë festë q t’i i falënderojnë të gjithë votuesit për krejt mundin që e kanë bërë, për besimin dhënë këtij koalicioni.
“Sot Kosova ka vendosur, ka votuar. Janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtur. Po ashtu Kosova sot ia ka dhënë fitoren koalicionit tonë PDK-AAK-Nisma, andaj ne sot jemi këtu me iu falënderuar të gjithëve për krejt mundin që e keni bërë, për besimin dhe gjithë ata anëtarë dhe kolegë të partive të koalicionit, urime fitorja! Dhe Kosovës urime zgjedhjet, e dimë se na presin shumë punë në Kosovë por jemi bashkë për me i kryer punët e Kosovës. Pra edhe një herë urime fitorja”, theksoi para simpatizantëve Haradinaj.
Lideri i PDK-së Kadri Veseli do ta krijojnë Qeverinë menjëherë dhe do të fillojnë punën për qytetarët. Sipas tij, fitorja e “Fillimit të Ri” është një fitore e madhe për popullin e Kosovës, nuk është fitore e një partie politike, është fitore e gjithë Kosovës.
“Fitorja e ‘Fillimit të Ri’ është një fitore e madhe për popullin e Kosovës, nuk është fitore e një partie politike, është fitore e gjithë Kosovës. Të Kosovës sonë perëndimore, të Kosovës sonë demokratike, të zhvilluar, të integruar në NATO dhe BE. Sot është një fitore e gjithë qytetarëve tanë të cilët duan një jetë me të mirë, të cilët duan vende pune, të cilët duan zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Sot është një fitore e qytetarit të vendit tonë për të qenë me njeri tjetrin për ta ndihmuar njeri tjetrin, për të qenë të bashkuar dhe jo të ndarë, sepse të rinjtë tanë meritojnë një jetë me të mirë. Në të njëjtën kohë gratë tona meritojnë përfaqësim dhe fuqizim të tyre”, theksoi Veseli.
Ai tha se me një fitore të madhe vjen edhe përgjegjësia e madhe, dhe sipas Veselit është për ta çuar përpara ekonominë e Kosovës, është koha për një Qeveri që punon për qytetarët e jo për interesat e politikanëve.
“Unë i kuptoj përgjegjësitë qytetarët e Kosovës na kanë besuar mua dhe kryeministrit Haradinaj. Është koha që të bashkohemi si një shtet për ta quar përpara ekonominë tonë, është koha për një qeveri që punon për qytetarët tanë e jo për interesat e politikanëve. Është koha për të kthyer besimin e qytetarëve tanë përmes veprimeve dhe vendimeve, njerëzit e këtij vendi po e kërkojnë ndryshimin dhe të jeni të bindur se ne bashkërisht do të sjellim ndryshimin e këtij vendi shtetit tonë. Ne do të punojmë pareshtur dhe të bashkuar. Me lejoni që nga ky shesh i lirisë, sheshi Skënderbe t’iu drejtohemi me disa fjalë edhe partnerëve tanë, miq të dashur faleminderit për përkushtimin tuaj dhe për përkrahjen. Kosova do të vazhdoj orientimin tonë demokratik dhe perëndimor të Kosovës për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë të Haradinajt. Nuk ka dilemë dhe as që do të ketë ndryshim të partneritetit ton ë të shenjtë dhe përjetshëm me ShBA dhe BE-në”, theksoi ai.
Derisa ishte duke festuar ky koalicion fitoren e saj me simpatizantët e tyre, në turmë janë futur edhe simpatizantët e VV-së të cilët edhe ata festuan në sheshin “Zahir Pajaziti” ku i kanë fishkëllyer liderët dhe simpatizantët e koalicionit PDK-AAK-Nisma./kp