Koalicioni i opozitës siriane njoftoi sot se rebelët arritën të thyejnë rrethimin që kishin vendosur prej tre javësh trupat e regjimit në lagjet e qytetit të Aleppos që kontrollohen nga kryengritësit.
“Rebelët kanë thyer rrethimin”, deklaroin në Twitter koalicioni i opozitës, me qendër jashtë vendit, shkruan atsh.
Një nga grupet kryesore islamike të implikuara në luftime, Ahrar al-Cham, pohoj nga ana e saj në Twitter se përparimi i rebelëve u ka hapur rrugën drejt Alepos.
Tags:lufta ne siri