Rajon & Botë

Koalicioni: Nuk kemi goditur askënd, dezinformata të qëllimshme të Sirisë

Koalicioni ushtarak me në krye SHBA-të, e cila po lufton kundër Shtetit Islam, ka hedhur poshtë pohimet e ushtrisë siriane se ka kryer sulm në të cilin janë goditur rezervat e gazit helmues të Shtetit Islam dhe se me këtë rast janë vrarë qindra njerëz.

“Koalicioni nuk ka kryer sulme në këtë rajon në këtë kohë. Pohimet e Sirisë janë të pasakta dhe dezinformata të qëllimshme”, ka thënë zëdhënësi i koalicionit, koloneli i ushtrisë amerikane Xhon Dorian për Reuters.