Aktuale

Koalicioni LVV-LDK, vjen lajmi i fundit nga partia e Isa Mustafës

Kryesia e LDK-së është duke u mbledhur në këto momente në zyret e partisë.

Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti kanë konfirmuar se partia do të mblidhet me ftesë të kreut të partisë.

Mësohet se pjesë e këtij takimi do të jenë, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Gazmend Muhaxheri e Vjosa Osmani.

Takimi pritet të jetë diskutues pas vendimit të Albin Kurtit që të thirr Kuvendin për formimin e qeverisë të hënën e 3 shkurtit.