Aktuale

Koalicioni anti-PDK rritet në Drenas, pas Drenorit dhe AKR e Pacollit mbështet Nismën

Aleanca Kosova e Re do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajli.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri në emisionin Zyra e Ankesave të TV Dukagjinit.

“Natyrisht se do të mbështesim ndryshimin demokratik dhe humbjen e PDK-së”, ka thënë Bahtiri.