Aktuale

Koalicioni AAK-NISMA-AKR i pashmangshëm

Koalicioni AAK-NISMA-AKR është i mundshëm dhe shumë i nevojshëm. Kështu po vlerëson anëtari i Kryesisë se AAK-së, Riza Smaka.

Profesori universitar në Tribuna Channel tha se në parim AAK nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt duke shtuar se koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA mund t’i bashkohet edhe AKR.

E sa i përket reformës zgjedhore, Smaka tha e ajo mund të bëhet pa pjesëmarrjen e opozitës. Duke shtuar se këtë iniciative do të duhej ta ndërmerrte kryeministri Mustafa e jo presidenti Thaçi.

Sa i përket koalicionit PDK-LDK, ai tha se këto parti i ka bashkuar interesi individual i krerëve të këtyre partive.

LDK, sipas tij, bën gjithçka për ta fryrë buxhetin.

“Fushata zgjedhore, vetëm sa ka filluar. Qeveria e Mustafës po synon qe në mënyre artificiale të rrisë buxhetin vetëm për tu paraqitur para qytetarëve si qeveri e suksesshme”, ka thënë profesor Smaka.