Demokracia Plus dhe Çohu kanë prezantuar të dhënat lidhur me shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe sipas tyre koalicionet PDK- AAK-NISMA dhe koalicioni LDK- AKR, Alternativa janë shpenzuesit më të mëdhenj gjatë kësaj fushate 4 ditore.
Sipas përfaqësuesit të Demokracia Plus, qëllimi i këtij monitorimi është të krahasohen shpenzimet e deklaruara në KQZ me shpenzimet qe kanë dalë nga këto organizata që do të monitorojnë fushatën zgjedhore 2017. /kp