Sport

Klubi nga Serie A kërkon Ajetin (Foto)

Skuadra e Bolognas ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajetin
Arlind Ajeti pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vare pasi ka dështuar të zërë vend në formacionin e trajnerit serb, Sinisa Mihajlivic.

Sipas Corriere Dello Sport, ish mbrojtësi i Baselit dhe Frosinones karrierën mund ta vazhdoj te Bologna.

Sipas Corriere Dello Sport, pavarësisht faktit se Ajeti nuk ka mundur ta bindë trajnerin Sinisa Mihajloviç për vendin e titullarit te Torino, nga Bolonja shihet si futbollist i perspektivës.

Mosha e re, por edhe fakti që është pjesë e Serisë A prej dy sezonesh, kanë bindur skuadrën kuqeblu që të kërkojë Ajetin.

Bologna mund të bëhet streha e disa futbollistëve të Kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm, pasi kjo skuadër prej disa kohësh interesohet edhe për Ledian Memushajn, i cili pritet të largohet nga Pescara. /Express/