ShowBiz

Klipi i Capital T më i miri në shqiptari sipas Top Awards (Video)

Reperi i njohur triumfoi me klipin e këngës “Hitman” në kategorinë ku ishin të nominuar edhe “Liri” e Dafina Zeqirit, “Kings” Ledri Vula, “Era” Mc Kresha dhe “A e man men” nga Troja.

Kjo kategori ishte ndër më të përfolurat qe nga publikimi i nominimeve pasi jashtë saj është lënë videoklipi “Kalle” nga Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha qe nga mediat e huaja u cilësua si videoklipi më i mirë në Ballkan.