Rajon & Botë

Klinton tejkalon problemet shëndetësore, tani në gjendje të mirë

Kandidatja nga radhët e demokratëve për presidente të SHBA-ve, Hillary Klinton, në një intervistë përmes telefonit ka bërë të ditur se ajo tani është në gjendje të mirë shëndetësore, pas problemeve që kishte në përkujtimin e 11 shtatorit në SHBA.

Në intervistën për CNN, ajo kishte bërë të ditur se së fundi ishte diagnostikuar me pneumoni, për të cilën nuk kishte besuar se do të bëhej serioze, transmeton KosovaPress.

Madje, ajo kishte injoruar këshillat e mjekut, që i duhen pesë ditë pushim.

Në anën tjetër, deputeti republikan për president, Donald Trump, ka deklaruar se edhe shëndeti tashmë është bërë pjesë e fushatës.