Aktuale

Klinika Infektive: Dy të prekur me COVID-19 janë në gjendje më të rënduar

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 22 pacientë, 12 prej të cilëve janë të prekur me COVID-19, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, QKUK’ja ka njoftuar se dy pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe se janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv, derisa katër të tjerë janë me oksigjenoterapi.

“8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike”, thuhet në njoftim.

the authorGazetaKNN