Aktuale

Klinika e Gjinekologjisë bëhet me pajisjen intrauterine Levonorgestrel

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizata ndërkombëtare Americares po vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi sot në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.

Me këtë rast u tha se donacionet e tilla tregojnë se bashkëpunimi i suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është i mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve seriozë ndërkombëtarë.

Ndryshe, Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gji-dhënie.