Një person nga Klina ka raportuar se në oborrin e tij ka gjetur disa mjete të pa shpërthyera.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abedin Rexha” ku sipas Policisë , personi ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij me ekskavator, ka hasur në disa mjete të pashpërthyera.
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë asgjësimin e mjeteve në mënyrë të sigurt.
Tags:kline