ShowBiz

Klaudia Pepa sapo na paralajmëroi, diçka e madhe po vjen

Balerina e njohur Klaudia Pëpa, e vënë në qendër të vëmendjes së medias për pozat provokuese por dhe divorcin me Albi Nakon duket se ka të reja.

Ajo ka vendosur të kthejë faqe dhe është më e angazhuar se kurrë më parë me projekte artistiike. Në postimin e fundit ajo ka njoftuar se diçka e madhe po vjen.

Nuk dihet saktësisht nëse ka të bëjë me një projekt të sajin koreografik. Pavarësisht zërave që qarkulluan dhe sulmeve të vazhdueshme të fansave të saj balerina nuk ka bërë asnjë reagim duke u treguar indiferente ndaj të gjithë atyre që e fyen.

/Gazeta Express/