Aktuale

Kjo video po bën xhiron e rrjeteve sociale, do të skandalizoheni nga niveli i kandidatëve të FRESSH (Video)

Kjo është një video që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ka mjaftuar një pyetje për të vënë në siklet kandidatët e FRESSH-së.

Dhe është pikërisht një prej kandidatëve të FRESSH Ermal Petushi që ironizon nivelin e kandidatëve rivalë duke zbardhur edhe videon.

PYETJA: Jetojmë në një rajon si Ballkani, me mentalitet lindor dhe në një vend si Shqipëria, që ka akoma shumë probleme. Por, ne po garojmë për kreun e FRESSH-së dhe unë siç e thashë në fjalim, FRESSH-ja nuk do prodhojë administratën e ardhshme, por do të jetë elita politike e 20 viteve të ardhshme. Një ndër sfidat që elita e ardhshme politike do ketë, do jetë që të japë disa përgjigje që ne duhet t’i japim Europës, janë disa pyetje që ndoshta nuk kanë shumë lidhje me aktualitetin e sotëm, por kanë lidhje me 20 vitet e ardhshme. Unë sot, se më pëlqejnë sfidat, ndaj ju sfidoj pikërisht në Shkodër. Jam shumë kurioz, të di mendimin e secilit nga kandidatët për tri çështje:

1. Martesat midis të njëjtit seks

2. Legalizimi i Hashashit

3. Legalizimi i Prostitucionit

Do të doja një qëndrim konkret për secilën nga ato:

ELJO Hysko (a) – Kalon mikrofonin…

ELSAMED Mukaj – Ne motrat tona i kemi kështu, të shtrenjta, dhe nuk mund të bëjmë këso pyetje ose të përdorim këso termash.

MARINELA Rukia – Këtu nuk jemi për të folur as për drogën, as për hashashin, as për prostitucionin. Ke ndonje gjë për të rinjtë e SHKODRES?

ELJO Hysko (a) – Kalon Mikrofonin…

JONIDA Spaho – Si Marinela unë mendoj se këtu nuk kemi ardhur, për të diskutuar për GJERA, por për të folur TROC… Ta bëjmë FRESSH-në me të mirë se të kohës së Pandit. (HESHTJE)

ERJO Mile – I majtë

SHPATI Kolgega – I majtë

MARINELA Rukia – Një replikë, lidhur me mendjehapursinë apo mendjengushtësinë…

ELJO Hysko (a) – Të hapen shtëpi publike, po në jo qarkun e Shkodrës!

ANA Abdi – Të rinj vrasin veten për mospagimin e faturës së energjisë… me sa kam vënë re unë është e nevojshme, se vajzat këtu po i bëjnë në një menyrë të fshehtë këto GJENE…


gazetaexpress-shqiperi