Genta Ismajli është njëra ndër këngëtaret më energjike të skenës, shkruan Gazeta Blic.
Këtë e ka dëshmuar shpesh në koncerte dhe mbrëmje të shumta, me ç’rast disa herë është rrëzuar edhe nga skena. E përveç kësaj, Genta kohëve te fundit është përfolur edhe për ndryshimin e pamjes duke u bërë bionde, megjithatë në këtë të fundit po duket krejtësisht tjetër, pamja e së cilës ju lë pa fjalë.
Këngëtarja nga Gjilani, poashtu është kritikuar edhe për ndërhyrjet që ka bërë, ku shpesh ka zhgënjyer edhe fansat e saj.