Studimet e fundit kanë ardhur në përfundim se ushqimi natyral është më i shëndetshëm dhe më efektiv. Jo që kjo gjë më parë nuk është ditur por se tani më është e konfirmuar.
Njerëzit më të vjetër në moshë dhe femrat zakonisht kujdesen më shumë për ushqimet që konsumojnë dhe dietën e tyre, shkruan Dailymail.
Por çka është e çuditshmja, është se shumica e njerëzve kur duan të ushqehen shëndetshëm, nuk kujdesen për sasinë e sheqerit që marrin por vetëm për ushqimin natyral. Ata nuk duan ta besojnë se lëngjet e frutave dhe drithërat janë shumë të shëndetshme për organizmin.
Në studim kanë qenë të përfshirë 85 mijë persona, të cilët janë ushqyer me ushqime të shëndetshme.
Përfundimet kanë qenë se mendimet pozitive për ushqimin natyral e bënë atë më të popullarizuar dhe më të kërkuar.
Zbulimet po ashtu kanë ardhur në përfundim se të rinjtë kujdesen më së paku për ushqimin e tyre./Indeksonline





















