Për një lëkurë më me shkëlqim dhe më të njomë, ekspertët rekomandojnë maskën me karota.
Për të përgatitur një maskë me karota duhet:
2 lugë të mëdha karota të grira imët
1 lugë çaji mjaltë
disa pika vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni përbërësit deri sa të krijohet pasta. Para se ta përdorni maskën pastroni fytyrën mirë dhe e shpërndani nëpër fytyrë me kujdes.
Maskën e mbani për 10 deri në 15 minuta dhe më pas e pastroni me ujë të ftohtë.
Pasi ta keni përdorë maskën, fytyra juaj do të jetë më e butë, me e shkëlqyer dhe lëkura do të jetë më njomë.