Shëndetësi

Kjo kafe mund t’ju mbajë zgjuar për 18 orë

Sa filxhanë kafeje ju duhen për të qëndruar të kthjellët në mëngjes?

Nëse përgjigjja është shumë, atëherë një super kafe me një sasi të madhe kafeine, mund t’ju mbajë të zgjuar e të kthjellët për goxha shumë kohë.

Një kafe në qytetin Adelaide të Australisë, po servon “Asskicker”, një kafe që është e fortë aq sa katër kafe expresso, ka qumësht dhe përmban 80 herë më shumë kafeinë se sa një kafe e zakonshme, shkruan CNN.

Viscous Coffee, Adelaide

Kjo pije e cila duhet të konsumohet dalë-ngadalë, 3-4 orë, zotohet t’i mbajë të kthjellët adhuruesit e kafesë deri në 18 orë në ditë.

Përderisa një espresso normale, siç e ka definuar Departamenti Amerikan i Agrikulturës, përmban 63 miligramë kafenë, kjo pije përmban 5 gramë kafeinë.

Agjencia Ushqimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se për shëndet të mirë, limiti i konsumimit të kafeinës në ditë është 400 miligramë, dhe nëse kjo tejkalohet, mund të ketë pasoja negative në shëndet.