Janë bërë disa muaj që kur Majlinda Zeka dhe reperi Majk janë bërë prindër për herë të parë.
Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar, ajo çfarë i bashkon është vetëm djali i tyre, Roani.
Është Majlinda ajo që shumë shpesh publikon fotografi e video të ndryshme të djalit të saj.
Por, kujt po i ngjason Roani i vogël teksa po rritet?!
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e saj, shohim Roanin i cili është kopje e babait të tij, Majkut.
Në anën tjetër Majk është mjaft i angazhuar me koncerte të shumta, si brenda poashtu edhe jasht vendit. Së fundmi ai ka lansuar dhe projektin më të ri me titull “Pasha jetën” në bashkëpunim me Capital T.