Jeta e saj luksoze ka bërë që ajo të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Atë gjithmonë e shohim me veshje nga më të shtrenjtat, duke e bërë të duket mjaft e veçantë.
Flasim për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale me fotografi e video nga përditshmëria e saj, ku dhe numëron një numër të madh ndjekësish.
Këto ditë ajo ka realizuar një fotosesion mjaft të nxehtë, ku po i publikon ato kohë pas kohe.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi, ku shfaqet e veshur vetëm me një xhaketë lëkure, duke zbuluar disa pjesë të trupit.
https://www.instagram.com/p/BfyfPxWl4s9/
Morena gjithashtu ka realizuar disa projekte muzikore, ku ai i fundit është “Shlif” i lansuar shtatë muaj më parë.