Policia e Kosovës ka bërë të ditur në mbrëmë në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë dy viktima një mashkull dhe një femër kanë raportuar se, tre persona të panjohur dhe të armatosur pasi kanë hyrë në lokal-argjendarinë e tyre, nën kërcënimin e armës kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 5.000 euro.
Të dyshuarit janë larguar duke shtënë me armë zjarri, në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Arbresh.info