Aktuale

Kjo është vajza që bëri vetëvrasje sot në Prizren

Është mësuar identiteti i vajzës që ka bërë vetëvrasje ditën e sotme në qytetin e Prizrenit.
Ajo është A.D., e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një ndërtese të pa banuar.

Indeksonline raporton se ajo ishte nga fshati Korish e Komunës së Prizrenit dhe vijonte mësimet në shkollën e mjekësisë në këtë qytet.

Ajo ishte shoqe klase me vajzën tjetër e cila javë më parë gjithashtu vrau vetën.

Persona të afërt me të dy shoqet, kanë thënë në kushte anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.