Aktuale

Kjo është rruga e kobshme që mori jetën e tri femrave në Istog

Është një nga rrugët më të rrëzikshme, përveç kësaj aty mungojnë edhe sinjalizues e shenja komunikacioni për të paralajmëruar rrezikun.

Si pasojë e kësaj. rruga në Baicë të Istogut, është bërë e rrezikshme, pasi aty ndodhin shumë aksidente, e i fundit ishte një nga më fatalët, shkruan Magazina.al

Pikërishtë në këtë rrugë të rrëzikshme, në mesnatën e së hënës ndodhi një aksident i rëndë trafiku, ku tri femra humbën jetën ndërsa katër të tjerë u lënduan.

Të vdekura kanë mbetur tre anëtarë të familjes Suka nga Istogu, nënë e bijë, 34 dhe 9 vjec. Jetë ka ndërruar edhe kunata e 34 vjeçares, shkruan Magazina.al

Pamjet të cilat janë shfaqur sot në TV Dukagjini, tregojnë se rruga me kthesë të dyfishtë nuk ka asnjë shenjë komunikacioni për t’i paralajmëruar vozitësit për rrezikun./Magazina.al/