Një orë dore e rrallë e çelikut të pandryshkshëm, e prodhuesit “Patek Philippe”, është shitur për më shumë se 11 milionë dollarë këtë fundjavë, duke u bërë kështu ora e dorës më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.
Ky çmim ishte arritur pas 13 minutave oferta nga tetë ofertues në ankandin “Phillips in Association ëith Bacs & Russo Geneva Watch Auction”, në Zvicër, transmeton Express.
“Një gjë që është mahnitëse për shitjen e kësaj ore është se kanë qenë tetë ofertues që ofertuan për orën dhe kur çmimi arriti në 7 milionë franga zvicerane, mbeten dy ofertues që luftuan për ta siguruar atë,” ka thënë Sam Hines, shef ndërkombëtar i orëve të dorës në shtëpinë e ankandit “Phillips.”/Express/
























