Aktuale

Kjo është mosha mesatare e deputetëve nga secili subjekt politik

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që si pjesë e koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim ka monitoruar procesin e zgjedhjeve, ka bërë publike moshën mesatare të deputetëve të secilit subjekt politik.

Sipas Kësaj analize, partia me moshën më të re të deputetëve është Lëvizja Vetëvendosje. Mosha mesatare e deputetëve nga kjo parti është 38 vjeç.

Ndërsa, partia me moshën më të vjetër të deputetëve në legjislaturën e shtatë, është Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës me moshë mesatare 46 vjeç.

“Sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare.

Mosha mesatare e deputetëve sipas subjekteve politike:

VV: 38 vjeç
LDK: 43 vjeç
PDK: 44 vjeç
AAK: 46 vjeç

Ndërkohë, deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22), poashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit.