Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 637 raste të reja me koronavirus dhe 13 raste të vdekjes.
IKSHPK ka bërë të ditur moshat e personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
“Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, njofton IKSHPK.