Këtë vit, ‘Fantasy Bra’ e Victoria’s Secret do të veshet nga engjëlli Elsa Hosk.
Çdo vit, Victoria’s Secret dizajnon një palë të brendshme ‘të çmuara’ që kushtojnë mbi 1 milion dollarë e që ndonjëherë kapin vlerën e 2 milionshit.
Këtë vit këto të brendshme janë shumë të veçanta, të punuara me gurë Swarovski dhe në mbrëmjen e veçantë të spektaklit të madh të Victoria’s Secret, do të prezantohet nga modelja e njohur Elsa Hosk, përcjell Gazeta Express.
Elsa është një engjëll i VS që nga viti 2007 dhe është shprehur se nuk mund ta besojë se ajo është përzgjedhur për këtë privilegj.
Ajo këto ditë do të përcillet nga shumë truproje të cilët i qëndrojnë pas për t’u përkujdesur që këto të brendshme të mos zhduken ose modelja të mos sulmohet derisa pozon e parakalon në pistë për t’i prezantuar.
Spektakli i madh ‘Victoria’s Secret Fashion Show’ do të mbahet gjatë mbrëmjes së nesërme, 8 nëntor ndërsa do të transmetohet në televizion më 2 dhjetor.
Këtë vit ndër artistët që do të performojnë në pistë, derisa parakalojnë modelet, janë edhe këngëtaret shqiptare Rita Ora e Bebe Rexha.