Marrëveshja për formimin e Qeverisë së Kosovës mes LDK-së dhe VV-së do t’i ketë 15 ministri. Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti, kandidat për kryeministër.
Nga 15 ministritë, nga 6 pritet t’i takojnë VV-së e LDK-së ndërsa 3 komuniteteve.
“Kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejtë, por dhe se ka qenë një tendencë për të kursyer sa më shumë. Ne do t’i kemi 15 ministri, 33 zv/ministra dhe 2 zv/kryeministra. Nga mbi 80 zvministra, numri do bie në 33, kjo tregon se qeveria jonë ende pa ja nisur punës ka bërë një ndryshim shumë të madh për ta forcuar Republikën tonë më shumë. Kur kemi analizuar strukturat krijimi i disa superministrive është dëshmuar se ka kosto më të madhe sesa t’i kemi 12 ministri”, ka thënë Kurti.
Po ashtu u bë e ditur se kandidati për kryeparlamentar do të propozohet nga LDK-ja dhe nesër do të largohet Konjufca, nga një post që e mbajti për pak më shumë se një muaj, raporton FaktePlus.
“Ne jemi dakorduar që për kryetar të Kuvendit, VV-ja ta propozojë kandidatin e LDK-së dhe të ecim përpara. Konjufca nuk do të japë dorëheqje. Atij do t’i caktohet një post në ekzekutiv”, tha Kurti.
Kujtojmë që në qeverinë Haradinaj ishin afër 80 zv/ministra.