Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit për Kosovën. Indeksonline ka arritur të sigurojë këtë raport.
Sipas këtij raporti theksohet se Kosova që në stazhin e hershëm të luftimit ndaj krimit të organizuar, ndaj të cilit është bërë progres i mirë në vitet e kaluara duke bërë fuqizimin e institucioneve dhe fuqizimin e çështjeve që kanë të bëjnë me përcjelljen e mekanizmit kundër korrupsionit , në mënyrë që të ngriten koordinimet lidhur me këto.
Sipas këtij raporti, numri i dënimeve në formë të prerë, zhvillimi në lidhje me hetimet financiare, konfiskimet e pasurisë mbetën ende të ulëta.
Kurse sipas këtij raporti ka pasur ngritje në ngrirjen e asteve dhe konfiskimeve
“Krimi i organizuar mbetet i padënuar në Veri të Kosovës. Para se gjithash, atje ka qenë një progres i ulët për t’u përmbushur rekomandimet që janë identifikuar në vitin e kaluar. Kosova ka rritur përpjekjet e saj në lidhje me luftimin e terrorizmit, duke përfshirë masat për të trajtuar radikalizmin, kështu duke parandaluar luftëtarët terrorist nga Kosova që t’u bashkohen konflikteve terroriste në vendet e tjera”, thuhet në këtë raport.
Në vitin e ardhshëm Kosova duhet që në mënyrë të veçantë të përmbushë këto pika:
1.Të rishikojë procedurat e kodit kriminal dhe të fuqizojë ligjin për konfiskime që të ketë efekt në luftimin e krimit të organizuar
2) Të rrisë numrin e gjyqtarëve në zyrën e Prokurorisë Speciale, të rrisë numrin e zyreve speciale të Prokurorisë, dhe të procedojë krimet e rënda me trajnime të fuqishme për të forcuar kapacitetin e tyre për të kryer hetime financiare mbi konfiskimin e pasurive dhe në mënyrë efektive të bëjë mbrojtjen e dëshmitarëve, me synimin që të jepen rezultate historike.
Të zhvillojë një qasje të inteligjencës policore në lidhje me qasjen dhe ngritjen e kapaciteteve në lidhje me mbledhjen dhe analizimin e statistikave përkatëse penale, duke përfshirë qasjen më të mirë të bashkëpunimit ndërmjet agjencive.
Në raportin e progresit është theksuar se “Krimi i organizuar në Kosovë është kryesisht; trafikimi me qenie njerëzore dhe pastrimi i parave dhe aktiviteteve që janë të lidhura ngushtë me terrorizmin”.
Kurse është bërë e ditur se faktorët kryesorë që lehtësojnë krimin e organizuar janë kryesisht vendndodhja gjeografike e Kosovës, papunësia dhe faktorët e tjerë ekonomikë si dhe strukturat e veçanta sociale dhe familjare.
Po ashtu duhet përkujtuar se e rëndësishme është që të bëhet mekanizimi i IT-ve, ndjekja e rasteve të profilit të lartë, duke përfshirë krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë është bërë e ditur se një mekanizëm i ndjekjes së të gjitha çështjeve penale duhet të zhvillohet ende në mënyrë që të rritet shkëmbimi institucional në lidhje me bashkëpunimin dhe informacionin ndërmjet të gjithë sundimit të akterëve të lartë në Kosovë.
“Shkalla e suksesit për hetime, ndjekje penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, të pastrimit të parave dhe formave të tjera të krimit financiar mbetet shumë e ulët. Hetime financiare nuk janë efektive”, është theksuar në raport.
Ndërsa në përgjithësi vlera e parashikuar e aseteve të ngrira dhe sekuestrimit përfundimtar të pasurive kriminale mbeten të ulëta.
Sipas këtij raporti, nga një shkallë e gjerë e në Kosovë është siguruar edhe një rritje tejet e madhe e pasurisë së paligjshme.
“Kurse sistemi për për mbrojtjen e dëshmitarëve ka kapacitetin e duhur, ku nuk theksohet të ketë aktualisht ndonjë dyshimtar nën mbrojtje, për shkak të mungesës së besimit në sistem. Bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të forcohet”, thuhet në raport.
Përfshirja e grupeve të armatosura në aktivitete e organizuara kriminale, të tilla si kontrabandimi i armëve, dhe mos-ndëshkimi i dukshëm me të cilin ata janë në gjendje të veprojnë përtej kufijve është vërtetë shqetësuese.
Policia e Kosovës kanë qenë të përfshirë në disa operacione ndërkufitare të mbështetura nga Europool-i më kërkesë të shteteve anëtare për hetimet kryesore në grupe të tilla.
Qeveria dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të ADN-së në sistemin gjyqësorë duhet të ndërmarrin veprime të shpejta për të “çmontuar “ këto grupe.
Ndërsa që nga shtatori i 2015-tës, nuk ka pasur raste të reja të raportuar të kosovarëve të bashkuar në Siri. Gjatë vitit të kaluar, policia ka arrestuar një numër në rritje të njerëzve që synonin të bashkohen në grupet terroriste në konflikte jashtë vendit./Indeksonline/