Aktuale

Kjo është kërkesa e radhës e gjyqtarit, në rastin e aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm

Edhe pas një ore pauze, Seanca Gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes ka filluar sërish mirëpo me dyer të mbyllura për mediat dhe publikun, raporton Gazeta Blic. 

Më herët gjyqtari kishte kërkuar që publiku të largohet nga salla dhe se seanca të vazhdoj e mbyllur e tashmë të njëjtën kërkesa e ka dhënë edhe për mediat.

Katër dëshmitarë do të dëshmojnë sot në gjykimin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë të akuzuarit, në mesin e të cilëve edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Frashër Krasniqi, refuzuan të ngriten në këmbë gjatë leximit të aktakuzës.

Të akuzuarit tjerë janë Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti.Ata dyshohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./GazetaBlic.com/