Deputeti Milaim Zeka ka kërkuar që në Ligjin për Liritë fetare, kisha ortodokse të mos quhet si ‘kishë ortdokse serbe’ , por Kisha Ortdokse e Kosovës.
“E di që ky ligj është i rëndësishëm për shkak të mënyrës së financimit që kanë bërë disa OJQ. Shumica prej tyre, kanë ushtru edhe aktivitete fetare që kanë ran ë kundërshtim me ligjet e Kosovës. Për mendimin tim, në ligj do të duhej të theksohej Kisha Ortodokse e Kosovës, jo Kisha Ortodokse serbe, pasiqë dihet se ndërtues, arkitekt të këtyre kishave jemi ne shqiptarët. Nëse e definojmë me ligj kështu, në mënyrë automatike i fyejmë pjesëtarët e kombit shqiptar që kanë fe ortodokse”, ka thënë Zeka./Periskopi/