Aktuale

Kjo është kërkesa e familjes Dehari drejtuar Prokurorisë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar publikun se sot përmes një shkrese që i është dërguar Prokurorisë Speciale nga familja Dehari, këekohet që t’i dërgohet në origjinal aktvendimi mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasjes së Astrit Dehari.

Ai po ashtu ka kërkuar që të i dërgohen të gjitha shkresat e lëndës që i janë dërguar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Letra e plotë:

Nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves kerkohet qe te nxjerr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve ne drejtim te zbulimit te vrasesve te Astrit Deharit ( Vrasje e rende nga neni 173 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves ), te shtytesve ne vrasje ( Neni 33 i KPK-se), te atyre qe e kane fshehur vrasjen per tri vite dhe te atyre qe e kane ndihmuar ne cfardo forme kryerjen e vepres penale te vrasjes ( Neni 33 i KPK-se), si dhe te gjithe atyre qe ne kryerjen e vepres penale te vrasjes se rende te Astrit Deharit ne bashkekryerje kane vepruar si grup i organizuar kriminal ( Neni 34 i KPK-se).