Aktuale

Kjo është gruaja e cila vdiq mbrëmë nga aksidenti, la pas vetës një fëmijë

Dje në rrugën ‘B’ në Prishtinë dy këmbësore janë goditur nga një veturë.

Si pasojë e aksidentit, viktima e moshës 30-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë pas plagëve të marra.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar për Indeksonline, Milaim Fejzullahu, Komandant i Policisë së Trafikut të Prishtinës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për viktimën Lena Avdullahi e cila ishte duke marrë tretman në QKUK.

E ndjera ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të moshës 3 vjeçar.

Ndërsa, e lënduara e dytë e këtij rasti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më poshtë mund të shihni foton e viktimës.