Aktuale

Kjo është gjendja e të plagosurit mbrëmë në qendër të Prishtinës

I dyshuari mashkull K-Shqiptar për motive të panjohura ka shtënë me arme në drejtim të një personi tjetër dhe e ka goditur në këmbë duke i shkaktuar lëndim trupor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë cal-7 mm dhe po ashtu pas hetimit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar edhe veturën e cila dyshohet se e është përdorur nga të dyshuarit, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/