Aktuale

Kjo është gjendja e të infektuarve në komunën kur për herë të parë u shfaq Koronavirusi

Qyteti i Vitisë ishte komuna e parë e prekur me Covid-19 në Kosovë.

Aktualisht numri i të prekurve është 52, ndërsa sot pritet ri testimi edhe i 15 të tjerëve, shkruan Front Online

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i Shtabit Emergjent për Coronavirus në Viti, Tefik Salihu.

“Sot priten rezultatet e ri testimit të 15 personave të infektuar më herët, ndërsa 52 është numri i të infektuarve në komunën Vitisë. Deri tani shtatë persona janë shëruar. Gjendja shëndetësore e të gjithëve është stabile”, tha Salihu.

Salihu, tha se nuk ka mungesë të barnave esenciale dhe se kanë përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë dhe donacione të ndryshme

“Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një sasi të maskave dhe të dorëzave, dhe të rrobave një përdorimesh për stafin mjekësor, për momentin nuk ka mungesa”, shtoi ai.

Ai tha se janë në kontakt me familjet e të prekurve me coronavirus në këtë qytet.

“Jemi në kontakt me familjet e të prekurave, kontaktojmë përmes Këshillit të fshatrave, ju kemi dërguar edhe ndihma pako ushqimore, higjienike, si komunë por edhe nga donacione të ndryshme”, përfundoi ai për Front Online.

Aktualisht Kosova regjistron 799 raste të konfirmuara me Covid-19, 249 të shëruar dhe 22 viktima.

the authorGazetaKNN