Komuna e Kamenicës po vazhdon të jetë ndër komunat më të prekura me Koronavirus në Kosovë, me gjithsej 39 të infektuar, raporton Front Online
Prej tyre, deri tani janë shëruar pesë persona, ndërsa të tjerët po vazhdojnë të jenë të infektuar, por në gjendje të mirë shëndetësore.
Kështu tha nënkryetari i Kamenicës, Faton Jakupi në një prononcim për portalin “Front Online”.
“Në komunën e Kamenicës për momentin janë 39 persona pozitiv me Covid-19. Gjendja shëndetësore është e mirë. Për momentin vetëm një po trajtohet në QKUK, por edhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi ai.
Jakupi gjithashtu tregoi se në mesin e të infektuarve është edhe një foshnje gjashtë muajshe.
“Mosha mesatare e të infektuarve në komunën tonë është rreth 33 vjeç. Prej tyre më i riu është 6 muaj, ndërsa më i moshuari është 80-vjeçar”, u shpreh ai.
Deri tani në Kosovë janë 790 të infektuar me Covid-19, prej tyre 232 janë shëruar, ndërsa 22 të tjerë kanë vdekur.