Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një deklarate publike në Facebook, ka ofruar ftesën 5 pikëshe për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila parasheh që Kryeministri dhe zëvendëskryeministri i takojnë LVV-së.
“Dhe ditën që zgjidhet Presidenti propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së”, deklaroi Abdixhiku.
Postimi plotë:
Ftesë 5 pikëshe për LVV-në:
1. Siq është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.
2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.
3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së.
4. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.
5. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.