Gjatë ditës së sotme në media është raportuar për largimin e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit, nga AKR-ja.
Por duket se të gjitha këto kanë mbetur në nivelin e spekulimeve, pasi këtë e ka dëshmuar një foto ku Rrahim Pacolli i AKR-së, shihet në takim me Agim Bahtirin, transmeton Magazina.al
“Pata kënaqësinë të pres në takim pune kryetarin e Mitrovicës z. Agim Bahtirin”, ka shkruar Pacolli, në fotografinë e publikuar ku ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet rreth largimit të Bahtrit nga AKR-ja./Magazina.al/